image Digjet anija e cila po bartte vetura Porsche

Botë

Digjet anija e cila po bartte vetura Porsche

news image

Një anije mallrash e mbushur me vetura të llojit Porsche ka mbetur në Oqeanin Atlantik, pasi një zjarr i përhapur me shpejtësi në bord e detyroi ekuipazhin të arratisej.

Anija 656 këmbë e gjatë e Felicity Ace është përfshirë nga zjarri në Atlantikun e Veriut, derisa transportonte mallra, duke përfshirë Porshe dhe Volkswagen, nga Emden, Gjermani në Davisville, Rhode Island.

Në kohën e shpërthimit të zjarrit, anija po lundronte 90 milje detare në jugperëndim të Azores të Portugalisë.

Sipas CCN Business, pasi zjarri shpërtheu në ngarkesë, ai u përhap dhe detyroi të gjithë 22 anëtarët e ekuipazhit të braktisnin anijen. Sipas një deklarate të Marinës Portugeze, ekuipazhi u mor në mënyrë të sigurt dhe u dërgua në një hotel lokal, me shpëtimin e koordinuar nga Qendra e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit Detar Ponta Delgada. Nuk ka pasur asnjë burim të dukshëm ndotjeje nga zjarri, thuhet në deklaratë.

Porsche konfirmoi për CNN Business se një numër i veturave të saj ishin në mesin e ngarkesave dhe se klientët me makina në bordin e anijes së djegur po kontaktohen nga tregtarët e tyre.

/GazetaSinjali/