image Digjen disa baraka pranë Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë

Siguri

Digjen disa baraka pranë Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë

news image

Mbrëmë në ora 00:10 në rrugën “Xhorxh Bush”, janë kapluar nga zjarri disa baraka të cilat gjenden pranë Kampusit Universitar në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk  raportohet për persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

“Ndërkohë që zjarri është lokalizuar në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e specializuara policore për hetimin e rasteve të tilla  si dhe ekipet forenzike të cilat kanë filluar një hetim lidhur me shkaqet apo faktorët që kanë shkaktuar zjarrin”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/