Sot në Amsterdam u hodh shorti për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.
Shqipëria do të ketë punë me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituanin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas sajtit “Transfermarkt”, Shqipëria është shumë më e vlefshme sesa tri shtetet tjera.
Shqipëria ka vlerë 107 milionë, Kazakistani 32 milionë, Bjellorusia 13 milionë dhe Lituania 9 milionë euro./Gazeta Sinjali/