image Dick Marty: S’kam të bëj me arrestimin e Hashim Thaçit, shërbimi sekret serb orkestroi gjuhën e urrejtjes ndaj meje

Politikë

Dick Marty: S’kam të bëj me arrestimin e Hashim Thaçit, shërbimi sekret serb orkestroi gjuhën e urrejtjes ndaj meje

news image

Ish-senatori, Dick Marty, me një raport të tij ishte bërë shkas i themelimit të Gjykatës Kushtetuese, por i njëjti u bë prapë kryetemë e lajmeve pas raportimeve se shërbimi sekret serb po planifikonte një atentat kundër tij dhe do t’ia linte fajin kosovarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Marty në një intervistë për një radio zvicerane, tha se shtypi shqiptar e kishte targetuar atë dhe i ishin adresuar fjalë të urrejtjes.

“Për disa arsye, shtypi shqiptar filloi të më targetojë mua si dhe janë adresuar fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e presidentit Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje”, tha ai.

Ai foli edhe për presionin ndaj familjes së tij, duke thënë se ka vendosur të flas që ta demaskoj orkestrimin kriminal.

“Unë fola tani vetëm sepse kisha respekt, ndoshta shumë, ndaj autoritetit gjyqësor federal, presioni mbi familjen time dhe veçanërisht mbi nipërit e mi ishte i tepërt, me këtë gjest dua të demaskoj edhe dizajnin kriminal që përndryshe do të kishte gëzuar heshtjen, aftësinë për të lëvizur në hije dhe për të krijuar habi. Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma e të këqijve, por nga heshtja e të ndershmëve”, tha Marty.

Ai tha se janë arsyet politike që kërcënimi ndaj tij akoma nuk është neutralizuar.

“Këshilli Federal ka ndërhyrë dy herë në çështjen time; mungesa e një strategjie për të neutralizuar kërcënimin ndaj meje është për arsye politike, të konsideruara më të rëndësishme se sundimi i ligjit. Berni zyrtar nuk dëshiron të ketë probleme me askënd, por në realitet ka qenë gjithmonë pak i tillë. Më vjen keq që asnjë nga politikanët përgjegjës për këto vendime nuk deshi të më jepte një shpjegim”, tha Marty.

/GazetaSinjali/