Në Londër, një motër kujton vëllain e saj të vrarë në vijën e frontit të Ukrainës. Në Glasgow, një shofer kamioni merr një telefonatë nga gruaja e tij në Lviv: lufta ka mbërritur në atdheun e tyre.
Për diasporën ukrainase, lufta e Putinit ështe jologjike.
Olesya Khromeychuk është një historiane, shkrimtare dhe drejtore e Institutit të Ukrainës në Londër. Ajo i tha CNN se vëllai i saj i madh, Volodymyr, u vra nga predha në vitin 2017 në konfliktin në Luhansk, në Ukrainën lindore.
“Unë jam një historian. E kuptoj se ne po jetojmë një moment që do të jetë në çdo planprogram të historisë evropiane. Tani është koha për të vendosur se çfarë vendi dëshiron të ketë secili prej nesh në atë histori. Qëndroni me Ukrainën”, tha Khromeychuk.
Shoferi ukrainas i kamionit dhe babai i dy fëmijëve Oleksandr Bilyy, foli për CNN teksa po kalonte kufirin polak për në Ukrainë.
“Të enjten u zgjova në Glasgow (Skoci) në orën 6.00 të mëngjesit, gruaja ime më telefonoi, duke më thënë se rusët po bombardonin kryeqytetin tonë dhe vendin tonë. Pra, kjo është e gjitha. Shkova me kamionin tim për në Londër, mora makinën time dhe fillova të ngas”, tha Bilyy.
“Familja ime jeton në Lviv. Unë kam dy fëmijë atje. Unë jam shofer kamioni, bëj punë kudo”, shtoi ai.
“Ukraina është atdheu im dhe nëse ukrainasit nuk do të luftojnë për atdheun tonë, kush do ta bëjë këtë? Ne nuk duam të jetojmë me stilin rus të jetës, ne duam të jetojmë me stilin tonë të jetesës”, tha për CNN.
Marci Shore është profesor i asociuar i historisë moderne evropiane në Universitetin Yale, i fokusuar në Evropën Qendrore dhe Lindore të shekujve 20 dhe 21.
“Ky nuk është më shahisti mjeshtër, strategu i madh mendjemprehtë. Ai nuk është më një aktor racional, madje edhe në kuptimin më të ftohtë dhe më cinik. Ai dukej i sëmurë dhe i pambrojtur“, tha ai për fjalimin e Putinit të hënën e kaluar.