image Dialogu Kosovë-Serbi, kërkohet më shumë transparencë

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi, kërkohet më shumë transparencë

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e vendit duhet të bëjnë një verifikim të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë, derisa nga Instituti Demokratik i thanë se ky proces është përcjellur pa transparencë.

Konjufca shtoi se komisionet nuk janë marrë në mënyrë specifike lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, derisa ka folur edhe për qasjen e shtetit serb karshi këtij procesi.

“Nuk ka ndodh deri tash që komisionet të merren në mënyrë specifike me dialogun me Serbinë. Nëse trajtohen edhe marrëveshjet e tëra duke filluar prej marrëveshjes për implimentimin e vizitave zyrtare, ajo çfarë Serbia po konsideron pozicionim strategjik që ta na kërkojë ato se çfarë janë nënshkruar, dhe ata dojnë të përfitojnë diçka ku vet kanë pasur qasje për marrëveshje të caktuar”, ka thënë Konjufca.

“Tash nëse bëjmë një hap mbrapa dhe themi që vizat t’i vendosim në procesin e dialogut, kjo do të ishte e gabueshme, të gjitha këto probleme janë të nevojshme që ta nisim një dialog me shoqërinë civile. Janë të mirëseardhura aktivitetet me shoqërinë civile”, shtoi Konjufca.

Kurse Jeta Krasniqi nga KDI tha se dialogu me Serbinë s’ka transparencë.

“Ne e kemi konsideruar që takimet mes komisioneve parlamentare janë mënyrë e mirë që mund të shkëmbejnë informacione. Ky proces nuk shquhet për transparencë të madhe dhe ka marrëveshje që nuk janë të botuara por shohim që ato zbatohen”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/