image "Dialogu i përqendruar në njohje", Osmani takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Gërvallën

Politikë

“Dialogu i përqendruar në njohje”, Osmani takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Gërvallën

news image

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, kanë zhvilluar një takim të përbashkët.

Këtë ka njoftuar vetë Osmani, e cila tha se kanë diskutuar për nismat në fuqizimin ndërkombëtar dhe angazhimin në dialogun e përqendruar në njohje.

”Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqendruar në njohje”.

/GazetaSinjali/