image “Di diçka nga jashtë?”/ Sabiani “shpërthen” nga deklaratat e Qetsorit

Bota e Yjeve

“Di diçka nga jashtë?”/ Sabiani “shpërthen” nga deklaratat e Qetsorit

news image

Shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’ është mbushur me banorë e debatet mes tyre nuk kanë të munguar. Më i freskti, ndodhi paraditen e sotme, mes Sabianit dhe Qetsorit, e shkak u bë një fjali e treguar nga Luizi. Ky i fundit, i tregoi Sabianit atë që Qetsori kishte thënë për të.

Sipas Luizit, Qetsori kishte thënë se Sabiani mund të eliminohet, pasi do gabojë. Pasi i vuri të dy përballë njëri-tjetrit, Qetsori e pohoi sërish atë që tha më herët. Sabiani u ndje i fyer, madje i kërkoi që të mos fliste më për të.

Nga ana tjetër, Qetsori shtoi se ky është mendimi i tij e se nuk e ndryshon dot. Sabiani ngriti pyetjen se mbase banori i ri di diçka më shumë, por Qetsori tha se nuk di asgjë por sipas asaj që shikon, Sabi rrezikon më shumë të largohet.

Luizi: Ti the do dali Sabi se do gabojë.

Sabiani: Ku e di ti se do gaboj?

Sabiani: Di diçka nga jashtë?

Qetsori: Nuk ke gabuar deri tani, po ndoshta edhe gabon.

Sabiani: Mungesë respekti është kjo që po bën.

Sabiani: Mos u fut në lojë direkt, se kemi nerva. Se po flet në emrin tim. Po kërcënon emrin tim. Ti di informacione nga jashtë për mua dhe po e përdor.

Qetsori: Jo o vëlla. Nuk po ta kërcënoj emrin. Me sinqeritet nuk e kam përdorur emrin tënd.

Qetsori: Nuk e kisha direkt me ty. Respektin e kam ekstrem, edhe pse them që mund të dalësh. Është mendim dhe opinion. Unë mendoj kështu, ishalla nuk gabon.

/GazetaSinjali/