image Dhurata e veçantë që Bebe Rexha i bëri Rita Orës

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dhurata e veçantë që Bebe Rexha i bëri Rita Orës

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i ka bërë një dhuratë të këndshme këngëtares tjetër poashtu me famë botërore, Rita Ora, shkruan Gazeta Sinjali.

Rita e ka postuar në instastory një foto të një buqete me lule si dhe një kartoline ku shkruan “Me dashuri, Bebe”, duke falënderuar Beben për dhuratën e bërë.

Të dyja këto këngëtare të njohura shqiptare, pavarësisht famës, nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre, madje në shumë evente e intervista e kanë përmendur Kosovën me plot krenari.

Lirisht mund të themi se të dyja këto janë ambasadoret më të mira për vendin tonë.

Ato vazhdojnë të mbajnë miqësi të mirë mesvete pavarësisht faktit që nuk po shihen shpesh për shkak të angazhimeve të shumta./GazetaSinjali/