Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, momentalisht gjendet në Londër.
Ajo po shijon një periudhë të bukur, ndërkohë që është tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte.
Duke qenë se është mjaft aktive dhe shpërndan me fansat fotografi e video të ndryshme, ajo edhe kësaj radhe solli një kolazh të ri.
Në një kostum ngjyrë portokalli që ia vë në pah linjat trupore dhe flokë të valëzuara, krijuesja e hitit “Zemër” bëri që të komentohet në masë të madhe.
Të shumta kanë qenë komplimentet në hapësirën për komente duke e përgëzuar për dukjen atraktive.
Postimi për vetëm pak minuta mblodhi mbi 25 mijë pëlqime.
Dhurata po vazhdon punën për këngë të reja, ndonëse po shijon suksesin e “Criminal”. /GazetaSinjali/