image Dhunohet seksualisht një vajzë në Lipjan

Siguri

Dhunohet seksualisht një vajzë në Lipjan

news image

Një vajzë në Lipjan ka qenë viktimë e dhunimit seksual, mesditën e së martës, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë akt të tmerrshëm ajo thotë se e ka përjetuar nga një person i panjohur.

Ajo ka raportuar në polici se ai e ka marrë me forcë, duke e futur në veturën e tij, ku më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Policia njofton se ka filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/