Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim”, raporton Gazeta Sinjali.
Ai u prangos nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00, në Fushë-Kosovë.
Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Ndërkaq, vajza është dërguar për ekzaminim mjekësor në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/