Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh se ajo është hasur nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në veturën e të dyshuarit, mesditën e djeshme.
Ajo së bashku me të dyshuarin për këtë vepër janë dërguar në stacion policor.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se prokurori ka urdhëruar që të miturës t’i bëhet ekzaminimi mjekësor në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Pasi i është nënshtruar këtij ekzaminimi, e mitura është dërguar në shtëpinë e saj.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit i dyshuari për dhunimin seksual të së miturës është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/