Një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari me inicialet E.L., gjatë periudhës nëntor 2019 – janar 2020 në Gjilan.
Sipas një sinjalizuesi, i dyshuari dhe e mitura kanë qenë në lidhje dashurie dhe gjatë kësaj periudhe kanë kryer disa herë marrëdhënie seksuale orale.
Dyshohet se E.L., ka incizuar aktin pa autorizimin e viktimës dhe këtë material më pas e ka përdorur për ta shantazhuar të miturën.
Sinjalizuesi ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se i dyshuari është arrestuar dhe se është dërguar në mbatje për 24 orë.
Hetimet lidhur me këtë rast, mësohet se nisën pasi që e mitura më 30 shtator të këtij viti ka raportuar në polici se tash e dy javë është duke u shantazhuar përmes rrjetit sociale Instagram nga një person i panjohur.
Gazeta Sinjali merr vesh se për këtë rast në prangat e policisë ka rënë një person i tretë, një 15-vjeçar, i cili kishte tentuar të takohej me të miturën.
Sinjalizuesi ka njoftuar se 15-vjeçari është liruar, derisa ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal për veprën “shantazh në tentativë”./Gazeta Sinjali/