Dje në Policinë e Kosovës një femër e mitur e ka denoncuar një rast të dhunimit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, e mitura ka deklaruar se para dy muajsh është dhunuar në një motel nga një i dyshuar.
Të njëjtat burime njoftojnë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.