Policia e rajonit të Mitrovicës ka arrestuar mbrëmë një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, në të cilën ka qenë e mitura, e cila dyshohet se është dhunuar.
Ajo ka deklaruar në Polici se me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin.
Lidhur me këtë rast, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.