Në Podujevë është arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kanosur dy persona, viktima në këtë rast. Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas ankuesit i cili e ka raportuar rastin, i dyshuari ka probleme psikike.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Sinjali/