image Dhunë në familje/ Djali rrah babain në Fushë Kosovë

Siguri

Dhunë në familje/ Djali rrah babain në Fushë Kosovë

news image

Rastet e dhunës në familje po janë prezente çdo ditë në familjet kosovare, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës është paraqitur dje në stacionin e policisë në Fushë Kosovë, ku një prind është ankuar se djali i tij ka ushtruar dhunë fizike, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se viktimës i është ofruar edhe tretman mjekësor, përcjellë Gazeta Sinjali.

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 28.12.2020 – 12:00. Me datë 29.12.2020 viktima mashkull kosovar raporton se i dyshuari mashkull kosovar djali i tij kishte ushtruar dhunë fizike me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/