image Dhuna s'ka të ndalur: Burri rrah brutalisht gruan në Fushë Kosovë, bie në pranga të Policisë

Siguri

Dhuna s’ka të ndalur: Burri rrah brutalisht gruan në Fushë Kosovë, bie në pranga të Policisë

news image

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në orët e mbrëmjes, në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që çifti kishte, por që eskaloi në dhunë dhe e pësoi keq gruaja, e cila u rrah nga burri derisa e rrëzoi përtokë.

Njësitet janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

/GazetaSinjali/