Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës se djeshme në Strellc të Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 64-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri 35-vjeçar e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.
Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe ka demoluar shtëpinë, duke e detyruar babain e tij ta raportojë në Polici
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.