image Dhuna ndaj grave problem i madh edhe në Gjermani

Kosovë

Siguri/ Dhuna ndaj grave problem i madh edhe në Gjermani

news image

Më shumë se 114,000 gra në Gjermani janë përballur vitin e kaluar me dhunë në familje, kërcënime dhe kanosje nga bashkëshortët, partnerët ose ish-partnerët, sipas të dhënave të paraqitura me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

”Pothuaj 122 gra u vranë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre”, sipas një analize nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA).

“Të dhënat tregojnë se shumë gra vazhdojnë të pësojnë dhunë nga partneri ose ish-partneri i tyre. Në vitin 2018, një grua u dhunua rëndë më shumë se një herë në orë’’, theksoi ministrja e Çështjeve Sociale, Franziska Giffey.

Sipas të dhënave të BKA, vitin e kaluar numri i vdekjeve u ul me 25% në krahasim me vitin 2017, por numri i përgjithshëm i grave viktima të dhunës nga partnerët u rrit.

Të dhënat përfshijnë raste vrasjesh, lëndimesh personale, dhunime, sulme seksuale, kërcënime, ndalime të paligjshme dhe shfrytëzim prostitucioni. /Gazeta Sinjali/