Deputeti i PS, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen pas dhunës që ushtroi, djali i tij, Fisit Rraja kundjret dy qytetarëve të Krujës, përleshje e ndodhur për disa guroren.
Dorëheqja vjen dy ditë pas dhunës barbare që anëtarë të fisit Rraja, mes tyre dhe djali dhe vëllezërit e deputetit Rraja dhunuan me shkopinj gome dhe bejsbolli dy kushërinj të fisit Maja pasi u ankuan se shpërthimet e gurores po i shkatërronin shtëpitë.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im.
Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese per familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise.
Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir.
Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.