Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë treguar mbi zhvillimet më të fundit për rastin Sali Mustafa, të cilit i është vazhduar paraburgimi.
Michael Doyle, zëdhënës i DhSK-së në Hagë, theksoi se në çështjen gjyqësore Salih Mustafa, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit pasi konstatoi se ekziston ende rreziku që Mustafa të pengojë ecurinë e procesit çka nuk mund të zvogëlohet mjaftueshëm me kushte apo kufizime shtesë.
“Trupi Gjykues konstatoi se z. Mustafa nuk është mbajtur në paraburgim për një periudhë të paarsyeshme”, theksoi Doyle.