Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet simbolik para zyrave të misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Përmes këtij aksioni, aktivistë të këtij subjekti politik kanë vendosur në rrethojat e objektit të këtij institucioni parulla ku shkruan “e skaduar” dhe një dry gjigant nga letra.
Zgjim Hyseni nga kjo parti tha se këtij institucioni i ka kaluar mandati dhe sipas tij është një institucion ilegal.
“Jemi këtu për t’ia vënë drynin Dhomave të Specializuara, këtij institucioni i ka kaluar mandati dhe është institucion ilegal. Kjo gjykatë po mban në mënyrë të paligjshme njerëz në paraburgim, është diçka skandaloze dhe diçka për të cilën duhet me pas alarm. Çka vlen të përmendet, nuk mund të ketë drejtësi duke shkelur kushtetutën”, ka thënë Hyseni./Gazeta Sinjali/