image Dhomat e Specializuara sot mbajnë konferencë informuese

Drejtësi

Dhomat e Specializuara sot mbajnë konferencë informuese

news image

Dhomat e Specializuara në Hagë në ora 14:30 do të mbajnë konferencë informuese.

Gjykata Speciale është duke mbajtur në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë ish-presidentin e Kosovës dhe ish-shefin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Së fundmi të akuzuarit për “krime” të supozuara lufte i ka vizituar kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-në e kanë vullnetin për ta kaluar këtë situatë.

Pos tyre, Gjykata Speciale është duke e gjykuar edhe ish-krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të akuzuar për “ndërhyrje në drejtësi”.

/GazetaSinjali/