Dhomat e Specializuara në Hagë në ora 14:30 do të mbajnë konferencë informuese.
Gjykata Speciale është duke mbajtur në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë ish-presidentin e Kosovës dhe ish-shefin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.
Së fundmi të akuzuarit për “krime” të supozuara lufte i ka vizituar kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Ai ka thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-në e kanë vullnetin për ta kaluar këtë situatë.
Pos tyre, Gjykata Speciale është duke e gjykuar edhe ish-krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të akuzuar për “ndërhyrje në drejtësi”.