image Dhomat e Specializuara pranojnë edhe 21 viktima ndaj Thaçit e të tjerëve

Drejtësi

Dhomat e Specializuara pranojnë edhe 21 viktima ndaj Thaçit e të tjerëve

news image

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se gjyqtari i procedurës parparake ka marr vendimin e 4 për pjesëmarrjen e vitkimave në çështjen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ku janë pranuar 21 viktima, derisa 20 tjerë u refuzuan, raporton Gazeta Sinjali.

Në njofimin e DHSK-së thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e katërt mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Sipas njoftimit, njëzetenjë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

“Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte tridhjetë e dy viktima pjesëmarrëse) dhe do të  përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë  e viktimave”, thuhet në njoftim.

Sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, njëzetë kërkesa u refuzuan.

/GazetaSinjali/