image Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së dorëzon zyrtarisht akuzën ndaj Donald Trump për "nxitje rebelimi"

Botë

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së dorëzon zyrtarisht akuzën ndaj Donald Trump për “nxitje rebelimi”

news image

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara dorëzon zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi gjatë fjalimit para përkrahësve të tij më 6 janar, përpara sulmit në Capitol Hill, transmeton Gazeta Sinjali.

Nëntë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të shërbejnë si prokurorë, do të kalojnë përmes ndërtesës ku qindra mbështetës të Trump u përplasën me policinë, duke lënë pesë të vdekur, për të dorëzuar akuzën në Senat, ku do të zhvillohet gjyqi ndaj ish-presidentit.

Një ritual i ngjashëm u krye për gjyqin e parë ndaj Trump janarin e kaluar. Ai është i vetmi president i Shteteve të Bashkuara i akuzuar dy herë për t’u shkarkuar nga detyra dhe i pari që do të përballet me gjyqin, pas largimit nga detyra.

Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t’i ndaluar republikanit mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen. 

Udhëheqësit e Senatit, që është i ndarë 50-50 mes dy partive, po ku demokratët sigurojnë shumicën falë votës së nënpresidentes Kamala Harris, kanë rënë dakord që të mos e fillojnë gjyqin deri në 9 shkurt.

Kjo i jep ish-presidentit Trump më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe i jep mundësi Senatit të përqendrohet në konfirmimet e anëtarëve të Kabinetit. 

Dhjetë anëtarë republikanët të Dhomës së Përfaqësuesve u bashkuan me Demokratët në votimin për ta akuzuar Trump.

Demokratët e Senatit do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 Republikanëve për ta dënuar atë, një objektiv i vështirë për t’u realizuar, duke pasur parasysh popullaritetin e vazhdueshëm të Trump me votuesit republikanë.

/Gazeta Sinjali/