image Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur

Shëndetësi

Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person i prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 2 mijë e 277 mostra, prej të cilave, dhjetë kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë që IKSHPK bën të ditur se janë shëruar 134 pacientë, të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Momentalisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1 mijë e 74./Gazeta Sinjali/