Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shpërndarë video me pamje shumë dhimbshme në ceremoninë mortore të familjeve Cara e Cakonji.
Anëtarët e këtyre familjeve sot janë përcjellë për në amshim, pasi humbën jetët e tyre nën rrënojat e banesave të shembura nga tërmeti i fuqishëm i së martës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në video, Rama shihet teksa mban pranë një nga vajzat që qan vazhdimisht. /Gazeta Sinjali/