image Dhimbja e qafës vjen edhe nga ngarkesa emocionale, ja çfarë këshillojnë mjekët

Shëndeti

Dhimbja e qafës vjen edhe nga ngarkesa emocionale, ja çfarë këshillojnë mjekët

news image

Qafa është një pjesë e rëndësishme e trupit, që mban gjithë ngarkesën fizike dhe emocionale të një ditë. Dhimbja e qafës është një ankesë e përditshme e gati të gjitha moshave, thonë mjekët reumatologë.

Mjekja reumatologe, Julia Kollçaku ka treguar disa nga shkaqet që çojnë te dhimbja e qafës.

“Dhimbjet e qafës shkaktohen nga shumë faktorë, në radhë të parë është spendeliatroza, që kap moshën e dytë dhe të tretë, mund të jetë stresi në punë dhe orët e gjatë përballë pajisjeve të teknologjisë. Janë dhimbje që i shqetësojnë dhe i bezdisin shumë pacientët, u shkaktojnë ngurtësim të muskujve, u japin një marrje mendsh të lehtë, turbullim të pamjes, ndonjëherë edhe dhimbje koke. Kjo ul efektivitetin dhe cilësinë në jetën e tyre të përditshme.

Gjithashtu, reumatologia tha se dhimbja e qafës nuk ka moshë, teksa nuk kurseu edhe disa këshilla.

“Nuk është se ka një kufizim moshe. Dhimbje qafe kanë pothuaj të gjithë, që nga adoleshentët deri tek mosha e tretë. Unë do të këshilloja që moshat e reja, ata që punojnë gjatë në kompjuter të çohen çdo një orë nga karrigia. Të mbajnë një posturë apo qëndrim korrekt, pa u anuar majtas apo djathtas, por vetëm drejt. Rekomandojnë lëvizje të qafës majtas, djathtas, para, mbrapa, rrotullim jo i beftë dhe i fortë. Shumë i mirë është edha masazhi me dorë dhe banjat e ngrohta për shtensionimin e muskujve”

“Sportet që këshillojmë janë noti, aerobi, joga dhe palestra gjithmonë monitoruar nga instruktori.
Ajo që vë re në përditshmërinë time është se qytetarët vijnë kanë dëshirë të marrin udhëzime dhe ilaçe, por janë dembelë për sa i përket ushtrimeve. Unë rekomandoj që ata si buka që hanë të bëjnë çdo ditë ushtrime për qafën dhe jo vetëm”, tha mjekja reumatologe Julia Kollçaku.

/GazetaSinjali/