image Dezinfektohet zona ku kanë qëndruar babë e bir të prekur nga koronavirusi në Tiranë

Rajon

Shqipëri/ Dezinfektohet zona ku kanë qëndruar babë e bir të prekur nga koronavirusi në Tiranë

news image

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë dezinfektuar zonën ku kanë qëndruar babë e bir, të prekur nga koronavirusi. Me maska dallohet një specialistë i cili dezinfekton një lokal, në ambjentet e brendshme dhe të jashtme

Babë e bir, Viktor Kola 54 vjeç dhe Paulin Kola 28 vjeç, janë pronarë të një bar kafeje dhe një lavazhi në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe kanë hyrë nga pika e Muriqanit më datë 26 shkurt.

Mësohet se gjatë ditës së sotme janë izoluar të afërmit e tjerë të personave të prekur me koronavirus me qëllim shmangien e infektimit të personave të tjerë.

Pritet dalja e analizave për personat që kanë takuar Viktor dhe Paulin Kolën 10 ditët e fundit, për të mësuar nëse ka ndonjë person tjetër të prekur.