image Dezinfektohet salla e kulturës në Drenas ku do të takohen kryetarët e komunave

Kosovë

Pandemia/ Dezinfektohet salla e kulturës në Drenas ku do të takohen kryetarët e komunave

news image

Sot në sallën e Kulturës në Drenas do të mbahet mbledhja e Këshillit të Kryetarëve të Komunave.

Prandaj në orët e hershme të mëngjesit është bërë dezinfektimi i sallës së kulturës, për të mundësuar mbajtjen e këtij takimi.

Kryetarët e të gjitha Komunave do të diskutojnë për situatën në komuna lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19, praktikat e komunave në luftimin dhe parandalimin e virusit, bashkëpunimin me nivelin qendror si dhe nevojat e komunave për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftimin për media. /GazetaSinjali/