image Detaje të vrasjes së Afërdites, gruas së Binak Gjergjajt

Kosovë

Foto/ Detaje të vrasjes së Afërdites, gruas së Binak Gjergjajt

news image

Mëngjesin e sotëm Binak Gjergjaj u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Pejë. Dyshohet se ai i dha fund jetës duke u varur me çarçafë në banjon e kësaj qendre. Edhe përkundër tentativës për t’i dhënë ndihmë, ai nuk ka arritur të kthehet në jetë. Sinjali mëson se Gjergjaj ishte 52 vjeçar me prejardhje nga komuna e Klinës.

Por, për çka po e kërkonin autoritetet e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Binak Gjergjaj dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë.

“Gruaja e tij edhe më tutje rezulton si person i zhdukur në Amerikë”, tha ky burim.

Aferdita Gjergjaj, ish-bashkëshortja e Binak Gjergjajt, u zhduk më 26 shkurt të 2001, pasi ishte takuar me Binak Gjergjajn në Auburn Hills të Miçiganit për të diskutuar një çështje të kujdestarisë që përfshinte fëmijët e çiftit.

Gjatë hetimit, siç kishin raportuar mediet amerikane, Binak Gjergjaj gjithashtu ishte zhdukur. Hetuesit amerikanë kanë thënë se ai ishte shkuar në Kosovë.

Foto: Aferdita Gjergjaj

Makina e Gjergjajt ishte gjetur në natën e 27 Shkurtit 2001 në parkingun e kinemasë së Auburn Hills. Telefoni i Afërdita Gjergjajt, çanta dhe disa fatura ishin gjetur në makinën e ish-bashkëshortit të saj, me të cilën ishte divorcuar dy vite para se të ndërronte jetë.

Më shumë rreth Binak Gjergjajt KËTU: /Sinjali/