Për ngjarjen e rëndë që tronditi Shqipërinë por edhe rajonin, ku 49-vjeçarit Pëllumb Meta u vra nga vajza e tij 19-vjeçare, mediat atje raportojnë nën dyshimin se dy djemtë e tij janë bashkëpunëtorët e Hygertës.
Burimet e TopChannel thonë se Hysen Meta 25 dhe Amarildo Meya 21 vjeç po merren në pyetje në polici.
Deri tani konfirmohet se konfliktet në shtëpi kulmuan pasi kryfamiljari i ka kërkuar të bijës të japë fjalën për t’u fejuar me shkuesi me një shtetas shqiptar që është emigrant në Itali.
Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.
Kujtojmë se Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive.
19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.
Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.
Policët janë ende në kërkim të armës, të cilën nuk dihet ende se ku e ka hedhur e reja.
Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv.
Djali i madh i familjes e kishte denoncuar të zhdukur viktimën dhe pas 10 ditësh hetime policia gjeti trupin të gropozur.
Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa trupi i tij është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore.