Dy policë u qëlluan për vdekje gjatë kontrollit të trafikut në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Mediat bëjnë me dije se policët janë një 24-vjeçare dhe kolegu i saj 29-vjeçar. Dy të rinjtë u qëlluan teksa ndodheshin në detyrë.
Të shtënat ndodhën në një rrugë rurale, Kreissstrasse 22, rreth orës 4:20 të mëngjesit, më pas rruga u mbyll tërësisht.
“Policia po kërkon intensivisht autorët e arratisur dhe po siguron pistat në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata kishin ndaluar për kontroll një automjet të dyshimtë dhe kishin raportuar në radio.
Pak momente më vonë erdhi edhe mesazhi i tyre i fundit. “Po na qëllojnë”, thanë ata dhe menjëherë sinjali u ndërpre. /GazetaSinjali/