image Vrasja e dyfishtë në Pejë, prokuroria jep detaje

Siguri

Vrasja e dyfishtë në Pejë, prokuroria jep detaje

news image

Ngjarja tragjike që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Pejë, ku Sinjali ka mësuar se njëri nga dy personat që kanë mbetur të vrarë është kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj.

Sinjali ka mësuar se përveç dy të vrarëve, gjatë incidentit të sotëm ka mbetur edhe një person i plagosur.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Në këtë ngjarje, kanë mbetur dy persona të vrarë dhe një i plagosur si pasojë e të shtënave me armë”, ka thënë Nikçi për Sinjalin. /GazetaSinjali/