Në plazhin e vjetër të Vlorës, janë plagosur me armë zjarri tre persona. Gjithçka nisi rreth orëve të paradites ku dy të dyshuarit dhe pronari i një lokali kanë bërë një debat siç thuhet për motive banale. Dy të dyshuarit në fjalë i kanë drejtuar armët pronarit të lokalit, djalit të tij si dhe një personi të tretë (nipit të pronarit) dhe i kanë qëlluar.
Siç mësohet, të plagosur kanë mbetur Arben Brahimaj, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, djali i tij Brikelo Brahimaj, dhe nipi i tij Olsi Beqiri.
Si pasojë e të shtënave, pronari i lokalit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas plumbave të marrë në bark e këmbë. Gjendje më e mirë shëndetësore paraqitet për djalin e tij, i cili fatmirësisht është qëlluar në këmbë si dhe për nipin.
Policia tashmë ka nisur verifikimet për të bërë të mundur kapjen e dy autorëve, të cilët dyshohen se i janë drejtuar pyllit të Sodës për të humbur gjurmët. Ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku real i sherrit që ka sjellë përdorimin e armëve
Sipas medieve atje, Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarve duke nisur menjëherë kontrollet në Pyllin e Sodës. Të dyshuarit ende janë në arrati./Sinjali/