image Detaje të reja nga konfiskimi i rreth 17 kilogramëve drogë

Siguri

Detaje të reja nga konfiskimi i rreth 17 kilogramëve drogë

news image

Policia e Kosovës sot në një operacion të realizuar në Prishtinë dhe Prizren ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtët dyshohen për konfiskim të substancave narkotike të llojit marihuanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se nga ky operacion kanë arritur të konfiskojë rreth 17 kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Operacioni ka nisur në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku kanë ndaluar automjetin e të dyshuarve, gjatë kontrollit policia ka gjetur një sasi rreth 12 kilogram substancë narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se në njërin prej lokacioneve është sekuestruar një sasi e substancave narkotike.

“Në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar edhe (5.746.3) kg, substancë narkotike”, thuhet në komunikatë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar substanca narkotike në total prej mbi 17 kilogram,  1 veturë,  2 peshore, 3 telefona dhe para të gatshme në vlerë prej 470 euro.

Me vendim të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”. /GazetaSinjali/