image Detaje për pesë personat që rezultuan me koronavirus sot në Kosovë

Kosovë

Detaje për pesë personat që rezultuan me koronavirus sot në Kosovë

news image

IKSHPK njofton se sot në vendin tonë kanë rezultuar edhe pesë persona me koronavirus. Aktualisht numri i të infektuarve me virusin me origjinë nga Kina, ka shkuar në 140.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar”, njofton IKSHPK, transmeton Gazeta Sinjali.

Deri më tani 140 persona janë infektuar me koronavirus, 23 janë shëruar dhe 1 ka vdekur.

IKSHPK apelon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin vizitat familjare. /Gazeta Ssinjali/