image Detaje nga tragjedia në minierën e Novobërdës, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit flet nga vendi i ngjarjes

Kosovë

Detaje nga tragjedia në minierën e Novobërdës, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit flet nga vendi i ngjarjes

news image

Një inxhinier i diplomuar i xehetarisë dhe një xehëtar kanë humbur jetën nga shembja e masës shkëmbore në minierën e Novobërdës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, nga vendi i ngjarjes i ka thënë Gazetës Sinjali se tashmë nuk ka asnjë person të ngujuar brenda minierës.

Jemi këtu në vend të ngjarjes. Nuk ka më asnjë person brenda minierës. Për këta dy personat që i kanë konfirmu këta kompetentët ne nuk mundemi me dhënë konfirmim zyrtar sepse s’e kemi ende një raport të mjekut.. Nuk ka njeri brenda tani. Janë dalë të gjithë në sipërfaqe të tokës, ndërsa për ata dy personat që janë raportuar të vdekur, për momentin zyrtarisht nuk mund ta konfirmoj“, ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se të gjitha njësitet relevante të Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Janë të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës këtu, po i shoh edhe zjarrfikësit, ambulantën.. Nuk e di se sa persona kanë qenë brenda“, ka thënë Hashani.

Sipas institucioneve lokale, të dy viktimat në momentin e shembjes kanë qenë në galerinë kryesore. Mësohet se ka pasur minatorë edhe në punishte tjera, por ata nuk kanë pësuar nga shembja. /Gazeta Sinjali/