Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë mbrëmjen e së premtes.
Reuters raporton se bëhet fjalë për një avion V-22 Osprey, i cili po merrte pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Cold Response”.
Burime për Reuters bëjnë të ditur se moti ka qenë i keq në kohën kur avioni ka humbur kontaktet.
Avioni MV-22B Osprey, i caktuar në njësinë ushtarake të Forcave të Ekspeditës Detare II (MEF), ishte në një mision stërvitor në kontenë Nordland, Norvegjia veriore, të premten, thanë Forcat e Armatosura Norvegjeze.
Të shtunën, Bent Arne Eilertsen, shefi i shtabit të policisë në Nordland, i tha transmetuesit publik NRK: “Helikopteri i shpëtimit ka bërë vëzhgime dhe ka parë dëmtime të mëdha në aeroplan”.