image Plagosja në Lezhë, konflikti nisi për një mbushës telefoni

Rajon

Detajet/ Plagosja në Lezhë, konflikti nisi për një mbushës telefoni

news image

Aleksandër Dedgjonaj është personi që qëlloi me armë Ardian Kolën, mbrëmjen e djeshme në Lezhë të Shqipërisë. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe duket se gjithçka ka lidhje me bizneset e dy lezhjanëve.

Të dy njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njëri-tjetrin. Ardian Kola ka shkuar në dyqanin e Aleksandër Dedgjonaj për të blerë një mbushës telefoni. Pasi ka blerë karikuesin ka konstatuar se ai nuk punonte dhe është nisur drejt dyqanit të Aleksandër Dedgjonajt.

Ardian Kola i ka thënë se mbushësi nuk punon dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Pas kësaj Dedgjonaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë 37-vjeçarin Kola, i cili po merr mjekim në spital.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh dhe të dy bizneset i kanë ngjitur me njëri-tjetrin.