image Detaje nga incidenti i mbrëmshëm në rrugën “B” – Si ndodhi ngjarja

Siguri

Detaje nga incidenti i mbrëmshëm në rrugën “B” – Si ndodhi ngjarja

news image

Mbrëmë Gazeta Sinjali ka raportuar për disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në kryeqytet. Sot, Sinjali ka siguruar detaje prej incidentit.

Burimet e Sinjalit tregojnë se një person, derisa ishte duke ngarë veturën e tij, pas një mosmarrëveshjeje në trafik nga një person i panjohur, është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.

I dyshuar, madje ka goditur edhe fizikisht pasagjerin, i cili ishte në veturë. I njëjti ka marrë lëndime në fytyrë.

Siç mëson Sinjali, Policia pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, ka vërejtur se nga arma e zjarrit nuk pati të lënduar.

Në veturën e viktimës është shtënë me armë zjarri. Vetura është qëlluar me një predhë. /Gazeta Sinjali/

.