image Detaje nga hallakama në shtëpinë e bosit Lulzim Kryeziu, para se të arratisej nga Kosova e denoncoi djalin për kërcënim

Siguri

Detaje nga hallakama në shtëpinë e bosit Lulzim Kryeziu, para se të arratisej nga Kosova e denoncoi djalin për kërcënim

news image

Biznesmeni Lulzim Kryeziu, pronar i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, është denoncuar të dielën në Polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë në familje. Rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën, kur në familjen e tyre plasi sherri. Por para se Kryeziu të arratisej nga Kosova edhe ai ka telefonuar Policinë për ta denoncuar të birin, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se përmes linjës 192, Kryeziu e ka raportuar djalin me pretendimin se i është vërsulur dhe e ka kërcënuar. Por ai nuk shkoi më tej për t’u paraqitur në stacion policor për deklaratë dhe e la me aq.

Kështu, Kryeziu vendoi të largohej nga Kosova pas hallakamës që u shkaktua në shtëpinë e tyre në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë.

Sherri në familjen e tyre u përcollë me piskama të forta e ofendime, që u dëgjuan deri te fqinjët e tyre përreth.

Ndonëse ai tentoi që ta fus djalin e tij në telashe, Kryeziu u denoncua të nesërmen nga bashkëshortja dhe i biri.

Sinjali mëson ekskluzivisht se Kryeziu është denoncuar të dielën nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të frikës dhe rrezikut që po iu kanoset nga burri/babai i tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit, ku ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy viktimave.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, bashkëshortja e të dyshuarit dhe djali i saj kanë rrëfyer se për shkak të dhunës psikike që biznesmeni Kryeziu ka ushtruar ndaj tyre, ata janë detyruar ta lëshojnë shtëpinë dhe të kërkojnë strehë te familjarët e tyre.

Bazuar në dëshmitë e tyre, të dhënë në Polici, viktimat kanë deklaruar se në mbrëmjen e së shtunës, burri/babai i tyre i ka ofenduar me fjalë nga më të ndryshmet dhe për të mos mbaruar me kaq edhe i ka kërcënuar.

Përsëritja e një vepre të tillë ua ka imponuar atyre largimin nga shtëpia dhe denoncimin e rastit në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, por këtë herë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e Kreyeziut, i cili ka vendosur që ta lë Kosovën, me shpresën se kështu mund të shpëtojë nga përballja me veprën për të cilën ngarkohet.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për hetimin e ngjarjes dhe posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit, të ndërmerren hapat e tjerë brenda afatit ligjor.

Kujtojmë se herën e fundit, biznesmeni Kryeziu ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, kur ishte denoncuar për dhunë nga bashkëshortja e tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht. Edhe para këtij rasti, ai ishte raportuar për të njëjtën vepër penale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/