image Detaje nga aktakuza: Thaçi dhe të tjerët akuzohen se morën peng civilë serbë në Rahovec

Drejtësi

Detaje nga aktakuza: Thaçi dhe të tjerët akuzohen se morën peng civilë serbë në Rahovec

news image

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se në korrik të vitit 1998, pas një sulmi të UÇK-së në Rahovec dhe rrethinë, ishin marrë peng civilë serbë, sipas aktakuzës në këto operacione ishin të përfshirë, Thaçi, Veseli e Selimi. Sipas aktakuzës, disa të ndaluar më pas ishin dërguar në një ish-stacion policor në Malishevë, ku Krasniqi ishte identifikuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe “në një rast ka vizituar një dhomë ku po mbaheshin të ndaluarit”.

/GazetaSinjali/