Luis Suarez megjithatë nuk do të transferohet tek skuadra argjentinase River Plate.
Sulmuesi uruguajan pritej të kalonte tek ekipi i Plates, por marrëveshja tani ka kollapsuar.
‘El Pistolero’ ka bërë të qartë se transferimi i tij ka dështuar pasi klubi i River Plates është eliminuar nga ‘Copa Libertadores’.
“Unë u tundova me të vërtetë pavarësisht planit tim për të qëndruar në Evropë, sepse River po shtynte shumë për të nënshkruar me mua, por marrëveshja ka dështuar pasi ata tani janë jashtë Copa Libertadores”, ka deklaruar Suarez.
35-vjeçari është agjent i lirë dhe mund të kërkojë të qëndrojë në Evropë nëse del ndonjë skuadër e interesuar për shërbimet e uruguajanit.