image Dështon transferimi i Firpos te Milani

Futboll

Dështon transferimi i Firpos te Milani

news image

Sipas raportimeve nga Italia, transferimi i Junior Firpos te Milani ka dështuar, transmeton Sporti në Sinjali.

Mbrojtës i krahut të majtë ishte i lidhur me një kalim te ‘Rossonerët’ gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo kjo lëvizje duket se nuk do të ndodhë.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka shkruar se nuk ka avancuar asgjë në bisedimet mes palëve dhe 24 vjeçari do qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Ndryshe, Junior Firpo ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2024.

/Sporti në Sinjali/.