image Dështon tentativa për krijimin e vaksinës për luftimin e HIV/AIDS

Botë

Botë/ Dështon tentativa për krijimin e vaksinës për luftimin e HIV/AIDS

news image

Ka disa kohë që shkencëtarët kanë punuar për të gjetur një vaksinë që të luftojë HIV/AIDS, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi, Instituti Ndërkombëtar i Shëndetësisë, ndaloi eksperimentin me një vaksinë të quajtur HVTN 702, pasi rezultoi se nuk ka asnjë ndikim te personat e prekur nga kjo sëmundje.

Ky eksperiment po zhvillohej në Afrikën e Jugut, pasi është vendi me numrin më të madh të të infektuarve. Kjo vaksinë u testua me mbi 5 mijë persona që dolën me rezultate negative.

Ndërsa, ekspertët shprehen të zhgënjyer, por thonë se po vazhdojnë ende të punojnë për të krijuar një vaksinë që lufton këtë sëmundje. Kjo vaksinë ishte një përmirësim i atij të mëparshëm, me shpresën se do të luftonte virusin./Gazeta Sinjali/