image Dështon sërish votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Politikë

Dështon sërish votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

news image

Në mungesë të kuorumit ka dështuar që në parim të votohet projeketligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm 31 deputet, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç kësaj pike pa u votuar mbeti edhe propozim-rezoluta nga raportimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk u votua as propozim-rezoluta nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës./Gazeta Sinjali/